Blerina Matraku ka bërë një reagim të fortë pas publikimit të videove private që e lidhin me kompozitorin Adrian Hila. Ajo ka ndarë pasojat e rënda që kjo situatë ka shkaktuar në jetën e saj personale dhe në marrëdhëniet me familjen e saj.
Pas një reagimi të parë ku e mori përgjegjësinë për veprimet e saj, këngëtarja tani ka bërë një pretendim të rëndësishëm. Ajo thotë se Hila i kishte thënë se ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij, Klaudia, një informacion që duket se ka ndikuar në vendimet e saj.
“Të bësh një vajzë që të mos e shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të ikë nga shtëpia e të humbasë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, ‘dinjitetin’, ky është KRIM”, shkruan Matraku.
Ajo vazhdon me një mesazh të drejtpërdrejtë për Hila, duke theksuar se ndjehet e tradhtuar dhe e lënduar. Ajo përmend lotët e grave dhe fëmijëve që janë prekur nga kjo situatë, duke kërkuar drejtësi për të gjithë ata që kanë vuajtur.
“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal. Do t’i lë në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o Zot, lotët e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias, për të cilën thoje ‘jam i divorcuar’, lotët e vajzave të tua”, shkruan ajo.
Matraku gjithashtu sqaroi se marrëdhënia e saj profesionale me Hilën nuk ka qenë e lidhur me ndjenja personale. Ajo thekson se ka paguar për çdo projekt muzikor dhe se nuk ka qenë kurrë një këngëtare e varur nga ai.
“Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt”, shprehet ajo.
Këngëtarja tregon se për të mbajtur veten, ka punuar në disa vende, duke përfshirë shërbimin ndaj klientit dhe përkthimet. Ajo shpreh shqetësimin se situata aktuale po ndikon në karrierën e saj muzikore.
“Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt”, shkruan ajo, duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për të ndëshkuar ata që kanë publikuar materialet e saj private.
Matraku përfundon me një apel për kohë për të përballuar situatën dhe për të marrë vendime të mëtejshme ligjore.
“Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar apo proceduar. Ndjesë, situata është tragjike”, përfundon ajo.
[[M1]]
[[M2]]
[[M3]]