Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet me një qafore ku dallohet qartë iniciali “A”, detaj që ka nxitur menjëherë aludime për një romancë të re.
Ndjekësit kanë nisur të spekulojnë se kujt mund t’i përkasë ky inicial dhe nëse këngëtarja po jeton një histori të re dashurie.
Megjithatë, Egli nuk ka bërë asnjë koment lidhur me kuptimin e qaforës, duke lënë gjithçka në kuadër të hamendësimeve./ Kosovarja.

