Karim ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në një ambient mahnitës malor, i rrethuar nga natyra dhe kuajt.
I veshur me stil sportiv dhe brenda një mjeti “off-road”, ai ka realizuar me duar simbolin e shqiponjës shqiptare, ndërsa në krah bie në sy edhe emblema kuq e zi.
Pamja patriotike dhe atmosfera unike e fotografisë kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe krenarinë shqiptare që ka përcjellë përmes këtij postimi.
Duket se “dhëndri i Kosovës” po e shpreh gjithnjë e më shumë dashurinë për vendin, duke shfaqur simbolika të ndryshme shqiptare në rrjetet sociale.
