Dikur në ‘Dancing with the Stars’ bashkë, ja çka thoshte Iliri për Mimozën

Mimoza Ahmeti, pa dyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni në “Ferma VIP”, është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje nga e kaluara që po qarkullon kudo në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars” vite më parë, ku rrugëtimi i saj u ndërpre pikërisht në natën e gjashtë.

Interesi i madh i publikut qëndron në faktin se në atë kohë, Ilir Shaqiri ishte pjesë e jurisë që vlerësonte Mozën, ndërsa sot, pas shumë vitesh, ata janë sërish bashkë por këtë herë në rrethana krejtësisht të ndryshme: si dy banorë rivalë brenda “Ferma VIP”.

Ky ribashkim pas një kohe aq të gjatë ka ngritur pikëpyetje të shumta te ndjekësit, të cilët mbajnë mend atë kohë kur Iliri e gjykonte nga karrigia e jurisë.

Madje për largimin e Mimozës Iliri shprehu keqardhje. Ndërsa sot, fati i ka vendosur ata në të njëjtin nivel, duke ndarë të njëjtën shtëpi dhe të njëjtat sfida të përditshme në fermë.

Ky ndryshim i roleve, ku Iliri nuk është më në pozitën e “gjykatësit” por të konkurrentit, pritet të sjellë momente mjaft interesante mes tyre.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë marrëdhënia e tyre tani në Ferma VIP. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika