E hënë, 7 Tetor, 2024
12.5 C
Pristina

Djali i Angela Martinit qenka kopja e saj

Shprehja e njohur “Bëmë mama të të ngjaj” duket se përfaqëson më së miri modelen e famshme Angela Martini dhe djalin e saj të vogël, Kyree.

Në një postim të fundit, Angela ndau me ndjekësit e saj një kolazh të veçantë, ku shfaqet një foto e saj nga fëmijëria, kur ishte pikërisht në moshën e Kyree, duke bërë që ngjashmëria mes tyre të jetë e pamohueshme.

Fotoja ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke theksuar sa shumë Kyree duket si një mini-version i nënës së tij.

Bukuria e tij e veçantë, me sytë e thellë dhe buzëqeshjen e ëmbël, ngjan aq shumë me imazhin e Angelës, që i ka bërë ndjekësit të komentojnë vazhdimisht mbi këtë ngjashmëri të pabesueshme.

Edhe pse Angela ka theksuar më parë se Kyree i ngjan më shumë nënës së saj, kjo fotografi i ka bërë të gjithë të mendojnë ndryshe. Përtej ngjashmërisë fizike, Kyree, tashmë gati 3 vjeç, është bërë burimi kryesor i lumturisë për Angelën dhe bashkëshortin e saj.

Familja e re duket se është e përkushtuar për të mbushur jetën e vogëlushit me dashuri dhe kujtime të paharrueshme.

Shiko foton:

Nga Rubrika