Djalin për martes, Adrola Dushi merr vëmendje me format trupore në bikini

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi po i shijon në maksimum pushimet verore, ndërsa nuk kanë munguar as postimet që kanë marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Adrola ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat elegante trupore dhe stilin që e karakterizon prej vitesh.

Me pamjen natyrale dhe paraqitjen plot hijeshi, ajo ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga fansat,.

Përveç momenteve relaksuese pranë detit, modelja po i kalon pushimet edhe në shoqërinë e djalit të saj, Troi, shkruan InfoKosova.

Në postimet e publikuara, shihet se nënë e bir po kalojnë kohë cilësore së bashku, duke shijuar ditët e nxehta të verës.

Adrola Dushi vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar, ndërsa çdo paraqitje e saj arrin të tërheqë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë./InfoKosova/

Nga Rubrika