Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme.
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. Të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorët e “BBV4” Tiri dhe Krisa për të komentuar “BBV4”.
Tiri: Rozana Radi është artiste, por ‘Big Brother’ është ‘Big Brother’. Gerta është e vetme dhe është e ftohtë.
Lidhur me raportin Egli-Gjesti, Tiri u shpreh:
Unë Eglin e njoh nga jashtë. Edhe unë dhe Krisa i kemi qëndruar bashkë Eglit. I kam thënë Eglit ti vajzë nuk ke respekt për veten, më pa dhe e pranoi, e di tha.
Do të jap një lajm bombë. I kam thënë Eglit që e shoh Gjestin me sytë e një mashkulli dhe mënyra si ai të sheh ty ka diçka. Të sheh me një sy që unë si mashkull e kuptoj që nuk e ka lojë. Se ai ka ndjenja për atë apo se do të shfryhet një herë, dy herë, tre herë këtë nuk e di.