“Do të thosha se je gay, por…”, ish banorja e BBVA shpërthen ndaj Arjan Konomit

Pas debateve të ashpra në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e BBVA 5, Edisa Demollari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale drejtuar opinionistit Arjan Konomi.

Ky reagim vjen si pasojë e përplasjeve verbale dhe deklaratave që Konomi bëri në drejtim të saj gjatë transmetimit.

Në një shkrim të publikuar në Instagram Story, Edisa ka përdorur tone ironike dhe akuza personale ndaj opinionistit.

Ajo shprehet:

“I dashur Arjan Konomi, më paska shpëtuar ‘spërdredhja’ sepse m’u sulën tre veta menjëherë dhe nuk kisha kë të dëgjoja përpara.

Ti e njeh тё mirë këtë term, sepse ke sperdredhur seksualitetin tënd, i nderuar.

Do të thosha se je ‘gay’, por siç thotë ajo barsaleta: ‘Gay’është Elton John, të keqen baba, ti je..”.

Ky shpërthim i ish-banores tregon se tensionet mes saj dhe opinionistit nuk janë mbyllur n studio, por kanë kaluar n një nivel tjetër personal.

Deri më tani, Arjan Konomi nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë postim të rëndë ё Edisës, i cili po qarkullon me shpejtësi online.

Nga Rubrika