Dolce konfirmon se është e dashuruar, por kush është mashkulli që i fitoi zemrën?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce Gela, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një deklaratë që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Që nga përfundimi i rrugëtimit të saj në BBVK, fansat kanë qenë vazhdimisht kuriozë të dinë më shumë rreth jetës sentimentale të saj, ndërsa së fundmi vetë Dolce ka vendosur t’u japë një përgjigje.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo u përball me pyetje të shumta lidhur me jetën private, por njëra prej tyre mori më shumë vëmendje se të tjerat.

“A ke dikë në zemrën tënde?”, ishte pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.

Përgjigjja e Dolces ishte e shkurtër, por mjaft e qartë.

“Poooooo”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se zemra e saj tashmë i përket dikujt.

Megjithëse konfirmoi se është e dashuruar, ish-banorja zgjodhi të mos zbulojë identitetin e personit që ka fituar zemrën e saj.

Ajo nuk dha asnjë detaj shtesë dhe nuk publikoi as fotografi apo informacione që mund të zbulonin se kush qëndron pas kësaj historie.

Kjo ka bërë që fansat të nisin menjëherë aludimet dhe të përpiqen të zbulojnë se kush është mashkulli misterioz që ka hyrë në jetën e saj.

Për momentin, Dolce po e mban këtë pjesë të jetës larg syrit të publikut, ndërsa ndjekësit presin me padurim të mësojnë më shumë rreth romancës së saj të re.

Nga Rubrika