Dolce, banorja e re e "Big Brother VIP Kosova" dhe influencere nga Shqipëria, ka rrëmbyer vëmendjen me një selfie elegante nga ashensori. Në fotografinë e postuar, Dolce shfaqet me një stil të rafinuar, ku veshja dhe aksesorët harmonizohen në mënyrë perfekte.
E veshur me një këmishë ngjyrë beix dhe triko në ton të njëjtë, ajo mban edhe një kapele elegante që i jep prekje të sofistikuar paraqitjes së saj. Çanta e saj, gjithashtu ngjyrë beix, plotëson kombinimin e kësaj dukje të pastër dhe të ngrohtë.
Së fundmi, Dolce po krahasohet me Marilyn Monroen shqiptare, një kompliment që çdo herë vjen për siluetën dhe stilin e saj unik. Në postimin që ka bërë, ajo shprehet se ndihet njeri më i mirë kur është e veshur bukur, duke komentuar se kjo ndjenjë është "thjeshtë shkencë".
Duke qenë një influencere e zonja, Dolce di saktësisht si të tërheqë vëmendjen me stilin dhe elegancën e saj të pandalshme, duke lënë gjithmonë përshtypje të paharrueshme.
Ky postim i saj në Instagram, si gjithmonë, ka gjeneruar një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësojnë elegancën dhe hijeshinë e saj. /InfoKosova/
