Disa foto të vjetra po qarkullojnë në rrjet, por nëse dikush mendon se kjo do ta shqetësojë Dolcen, është në rrugë të gabuar. Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka vendosur të reagojë publikisht ndaj atyre që përpiqen ta kritikojnë për ndryshimet në pamjen e saj gjatë viteve.

Përmes postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur se nuk e ndjen veten të prekur nga ky “sulm” i ulët. Ajo ka theksuar se këto imazhe përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj dhe se ato e kanë ndihmuar të arrijë në këtë pikë të jetës.
“Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, ka shkruar Dolce, duke shtuar me ironi: “Nëse mendoni se publikimi i imazheve nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person… ah lumdhenj”.
Ajo ka falënderuar ndjekësit e saj për mbështetje dhe mesazhe pozitive, duke theksuar se ata që përpiqen t’i prishin qetësinë e saj, duhet të gjejnë paqen shpirtërore që ajo ka arritur. Kjo është një porosi e qartë për ata që e kritikojnë.
Dolce ka theksuar se asgjë nuk do ta ndalë në planet e saj për të ardhmen. Ajo e sheh vëmendjen, përfshirë edhe atë nga kritikët, si një mënyrë për të argëtuar veten dhe për të vazhduar me sukseset e saj.
“Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotot që dëshironi. Unë do të vazhdoj të ndërtoj të ardhmen time. E kam thënë një gjë. Rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Dhe në ëndërr po ju dal”, ka përmbyllur ajo reagimin e saj tejet direkt.
