Web Analytics
E shtunë, 10 Janar, 2026
0.3 C
Pristina

Dolce shkëlqen në Prime të BBVK me fustan të Olta Gixharit

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë Prime-it të mbrëmjes së sotme, ku u shfaq me një fustan tejet elegant dhe modern, i cili u komentua gjerësisht nga publiku dhe ndjekësit e formatit.

Fustani i veçantë që Dolce kishte zgjedhur për këtë mbrëmje është dizajnuar nga opinionistja e njohur Olta Gixhari, e cila së fundmi ka lansuar markën e saj të modës me emrin “GIARStudio”,shkruan InfoKosova.

Ky paraqitje shënon edhe një nga promovimet e para publike të krijimeve të kësaj marke të re.

Dolce u shfaq mjaft elegante dhe plot vetëbesim, duke kombinuar në mënyrë perfekte stilin modern me finesën, ndërsa fustani theksonte linjat dhe personalitetin e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Nga ana tjetër, Olta Gixhari po dëshmon se përveç rolit të opinionistes, ajo po hyn me hapa të sigurt edhe në botën e modës, duke sjellë krijime unike dhe të guximshme për femrën moderne.

Paraqitja e Dolce-s në Prime u shndërrua menjëherë në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, duke konfirmuar edhe një herë se BBVK mbetet jo vetëm një reality show, por edhe një skenë mode dhe stili./InfoKosova/

Nga Rubrika