Konkurrentja e BBVK, Dolce, ka hyrë dje në shtëpinë e “Grande Fratello”, pasi u realizua një marrëveshje mes dy formateve që po transmetohen paralelisht.
Ajo do të qëndrojë vetëm një javë në Itali, përpara se të rikthehet sërish në shtëpinë e BBVK.
Ndërkohë, banorët e shtëpisë shqiptare ende nuk e dinë këtë fakt dhe mendojnë se Dolce është larguar për shkak të një problemi familjar.
Megjithatë, hyrja e saj në “Grande Fratello” nuk është pritur me entuziazëm nga disa prej vajzave të BBVK, të cilat ndërkohë kanë krijuar romanca brenda shtëpisë.
Xhelozia e tyre filloi të shfaqej që në momentet e para.
Një nga çiftet e shtëpisë po bisedonin natën, teksa qëndronin shtrirë bashkë. Djali, me një ton lozonjar, i tha partneres së tij:
“Po vjen edhe Dolce tani, kështu që…”
Vajza, menjëherë e bezdisur dhe plot xhelozi, i ndërpreu fjalën duke i thënë: “Shtrihu aty!”, një mënyrë e qartë për të mbyllur diskutimin.
Edhe çifti tjetër i shtëpisë pati skenën e vet të xhelozisë.
Kur djali përmendi emrin e konkurrentes:“Quhet Dolce.”
Rasha, partnerja e tij, ia ktheu prerë: “Ti nuk duhet ta mbash mend se si quhet ajo.”
“Xheloze,” – iu përgjigj ai me buzëqeshje.
E Rasha, në dhomën e rrëfimit, shtoi: “Mund ta quaje zonjushë.”
Ndërkohë, Donatella, që ishte aty, e korrigjoi: “Por quhet Dolce.”
Rasha sërish nuk u përmbajt:
“Është shumë i bukur emri ‘Dolce’ që ta thërrasë ai ashtu.”
Donatella: “Mund të jetë një vajzë e bukur.”
Rasha: “Po kush të ka thënë që është e bukur?!”
Në një moment tjetër në dhomën e rrëfimit, Donatella tentoi të ulte tensionin:
“Ne jemi ambientuar dhe do e presim ashtu siç duhet.”
Por Rasha mbeti sfiduese:
“Unë do e pres si të dua”
Donatella vijoi:
“Ajo do ulet me ne në tavolinë, të hajë, të pijë.”
Rasha u ngrys: “Në tavolinë?!”
Donatella: “Në tavolinë. Ku ta lëmë të hajë?!”
Rasha: “Po i jep shumë rëndësi.”
Donatella: “Po si duhen trajtuar të ftuarit??!”
Rasha: “Me emocione normale.”
Dolce ka arritur të trazojë menjëherë atmosferën në shtëpinë e “Grande Fratello”. Se si do të shkojë në vijim, mbetet për t’u parë!
