Reperi i njohur Don Xhoni ka ndezur rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit në Instagram, duke dhënë një paralajmërim që ka ngjallur shumë kureshtje te fansat.
Në një foto ku ai shihet brenda një veture, Don Xhoni shkruan:
“Pritni pak se keni qka me ngu,” një mesazh që duket se tregon për projektet e tij të ardhshme muzikore.
Me një qëndrim të qetë dhe plot stil, Don Xhoni u duk i përqendruar dhe gati për të shpërthyer me muzikë të re, duke lënë të kuptohet se janë në rrugë disa këngë që pritet të bëhen hite.
Ky paralajmërim ka ngritur pritshmëritë e fansave, të cilët tashmë po presin me padurim për të dëgjuar çfarë do të sjellë reperi./InfoKosova/
Shiko foton: