Reperi, Don Xhoni, ka rikthyer vëmendjen e publikut me videot e fundit të publikuara në TikTok.
Në pamjet e reja, ai shihet duke shoqëruar disa figura të njohura publike, ndërsa një nga paraqitjet që ka ngjallur interes është ajo me ish-gjeneralin Daut Haradinaj.
Më herët, reperi kishte ndarë momente edhe me emra të tjerë të njohur si Elijona Binakaj, Vedat Bajrami e Gani Geci.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këto pamje pritet të jenë pjesë e albumit të ri që Don Xhoni po e përgatit prej kohësh.