Web Analytics
E premte, 25 Korrik, 2025
27.3 C
Pristina

Don Xhoni me mesazh të drejtpërdrejtë për Joz Markun

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga një reagim i reperit Don Xhoni, pas deklaratave të Jozit, i cili u shpreh se “Loredana është duke u shoqëruar me një shoqëri të keqe”.

Kjo deklaratë është interpretuar nga ndjekësit si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj reperit Don Xhoni, sidomos në kohën kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme mes tij dhe Loredanës.

Mirëpo, Don Xhoni nuk ka qëndruar i heshtur. Në një InstaStory të postuar së fundmi, ai ka shkruar:

“Na ishte se ç’na ishte”!

Një frazë që duket si përgjigje thumbuese ndaj komenteve të Jozit, duke lënë të nënkuptohet, se këto komente nuk i hyjnë në vesh atyre dhe koha e tij tashmë ka ikur, Jozi është pjesë e të kaluarës së Loredanës.

Ndjekësit tashmë janë më kureshtarë se kurrë për të zbuluar se çfarë po ndodh realisht mes Don Xhonit dhe Loredanës.

PROMO

Nga Rubrika