Drama “Alba-Limi” vazhdon edhe pas Big Brother, kunja ndaj njëri-tjetrit

Alba dhe Limi ishin protoganistë në edicionin e fundit të Big Brother Vip Kosova.

U dashuruan e u ndanë brenda këtij formati, e pas përfundimit, ata nuk u panë më bashkë e as nuk kemi dëgjuar diçka për ta, shkruan artistët shqiptarë.

Por mesa duket pritjes rreth dramës së tyre i erdhi fundi.

Mbrëmë Alba ka bërë një postim në Instagram, me disa foto provokuese, me tekstin e këngës së re të Taynës ku kishte vendosur një pjesë të tekstit me një mesazh.

“Munesh me m’pa, po veç n’foto

me bo me mu me ra, bjen veç n’loto

Une nuk ngaj veç me m’ndjek po po

Bad bitches like me, we riddin solo”

Pas kësaj, ajo bëri edhe një postim në story, duke shkruar “Në epokën, dashuroj vetveten”.

Menjëherë pas kësaj foto, ka reaguar Limi në Instagramin e tij, duke postuar një selfie, me tekst “Same”, që në shqip nënkupton “Njësoj” (I referohet fjalisë, në epokën, dashuroj vetveten).

E krejt kjo dramë nuk përfundon me kaq.

Alba vazhdoi ditën e sotme me story të tjera. Pas asaj të Limit, Alba hodhi një tekst të këngës së Elvana Gjatës, me një foto trëndafilash, ku thotë:

“E kom qitë atë pikë, nuk ka shancë mu kthy mo. Këto zemra boni unsend asnjë fjalë mo nuk o tu mu dasht, prej meje lype engjëll amo ti vet je kon djallë”

E pas kësaj këngë, ajo e mbyll (deri në këto momente) më një tjetër fjali ku thotë “Delulu stle me kuptu ca është dashnia”.

Dyshja në fjalë nuk po i ndalin kunjat ndaj njëri tjetrit në rrjete sociale, duke ndezur kështu kuriozitetin në publik se çfarë do të ndodhë mes tyre, jashtë shtëpisë së Big Brother, e padyshim, kurioziteti është i madh.

Nga Rubrika