Web Analytics

Drejtori i një shkolle amerikane trembet kur papritur i del një ari nga koshi i plehrave

Botuar nga: InfoKosova

Një drejtor shkolle në Virxhinia-n Perëndimore u tremb kur hapi një kazan plehrash jashtë ndërtesës pasi prej aty i doli një ari i madh.

Videoja tregonte drejtorin e Shkollës Fillore Zela, James Marsh duke hequr shulën nga një kosh i plehrave jashtë shkollës të hënën në mëngjes.

Siç shihet në pamjet, burri i cili iu afrua kazanit, hoqi shulën që e kishte mbyllur dhe papritur del një ari i madh prej brenda.

Pasi u përballë me të, drejtori amerikan ia futi vrapit derisa ariu po shëtitej aty pranë.

Marsh tha se ariu mund të ketë hyrë në kontejner dhe të jetë ngujuar sapo kapaku të jetë mbyllur.

Shiko Videon:

Të FUNDIT