Dua Lipa dhe Callum Turner kanë bërë një paraqitje të paharrueshme si çift i martuar, duke shënuar rikthimin e tyre publik gjatë premierës së filmit të ri të Turner, “One Night Only”, në Nju Jork më 3 gusht.
Ky moment i veçantë vjen menjëherë pas përfundimit të festivalit të njohur “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, një ngjarje që ka tërhequr mijëra adhurues dhe artistë të njohur nga e gjithë bota, duke ofruar tri netë të mbushura me muzikë dhe argëtim.
Megjithatë, gjatë ditëve të festivalit, shumë fansa vënë re se Callum Turner mungonte në Kosovë, duke shkaktuar pyetje dhe spekulime rreth statusit të tij.
Ndryshe nga vitin e kaluar, kur ai ishte i pranishëm dhe shijonte atmosferën përkrah Dua Lipës, këtë herë ai ishte i angazhuar në një tur promovues në SHBA, duke lënë pas një boshllëk në festivalin e Prishtinës.
Arsyeja e mungesës së tij ishte e lidhur me angazhimet profesionale, pasi Turner po promovonte komedinë romantike “One Night Only”, ku luan rolin kryesor përkrah aktores Monica Barbaro.
Pasi përfundoi me sukses angazhimet e saj në Prishtinë, Dua Lipa udhëtoi menjëherë drejt Nju Jorkut për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj, duke e mbështetur atë në këtë mbrëmje të rëndësishme për karrierën e tij.
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë e tyre më 6 qershor në një ceremoni magjike në Siçili, shkëlqeu para kamerave në “SVA Theater”, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Dua Lipa u shfaq me një fustan elegant nga Ferragamo, i stiluar nga Lorenzo Posocco, ndërsa Callum Turner kishte veshur një kostum të rafinuar nga Louis Vuitton, duke theksuar stilin e tyre të përkryer.
Filmi “One Night Only”, me regji të Will Gluck, do të nisë shfaqjen në kinema këtë të premte, më 7 gusht.
