Dy banorët e “Ferma VIP” nisen për Kosovë, kjo është arsyeja

Një ngjarje e papritur dhe mjaft e gëzueshme ka ndryshuar dinamikën për dy nga fermerët e spektaklit “Ferma VIP”.

Andioni dhe Fabjola kanë dalë përkohësisht nga rrethimi i fermës për t’u nisur drejt qytetit të Gjakovës.

Shkaku i kësaj shkëputjeje nga gara është një moment tejet i veçantë: vëllai i Andionit kurorëzon dashurinë e tij me martesë!

Për të mos munguar në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen, dyshja ka lënë mënjanë sfidat e fermës për t’u bërë pjesë e festës./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika