Web Analytics
E diel, 28 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, dalja në zgjedhje arrin 32%

Rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do t’i drejtohen sot kutive të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00 për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Votimi do të zhvillohet në 910 qendra gjithandej Kosovës, saktësisht në 2,557 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote kanë 1,999,024 persona.

Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën.

Do të ju mbajëmë të informuar në kohë reale, me të gjitha zhvillimet rreth procesit zgjedhor.

Nga Rubrika