Web Analytics
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
5 C
Pristina

Dy vite pas BBVK, ndodh e papritura mes Albes dhe Lumbardhit

Lumbardh Salihu dhe Alba Vukaj, dy emra të njohur nga Big Brother VIP Kosova 2, kanë rikthyer vëmendjen e publikut me një veprim të papritur në rrjetet sociale.

Pas një periudhe të gjatë distancimi, ata kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke ngjallur kuriozitetin e ndjekësve për një mundësi rikthimi të historisë së tyre.

Pas finales së edicionit të dytë të Big Brother VIP, ku Lumbardhi shprehu ndjenjat e tij për Alben, duket se historia e tyre romantike nuk arriti të kishte një fund të lumtur.

Megjithatë, ndjekësit e tyre kanë vënë re një ndryshim të papritur në marrëdhënien e tyre.

Raportet mes dyshes ishin inekzistente pas përfundimit të reality show-t, duke lënë të kuptohet se secili kishte vazhduar me jetën e tij.

Por, rikthimi i ndjekjes në Instagram ka hapur një sërë pyetjesh: A po ndodh diçka mes tyre? A është ky një hap drejt një rikthimi të mundshëm?

Detajet e fundit tregojnë se ky afrim virtual ka ndezur menjëherë spekulimet në rrjet.

Ndjekësit janë të etur për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht mes Lumit dhe Albës, duke shpresuar për një rikthim të mundshëm të historisë së tyre.

Megjithatë, burime të sigurta për Prive zbulojnë se ky “afrim” nuk ka asnjë prapavijë romantike.

Sipas këtyre burimeve, Lumbardhi dhe Alba janë bashkuar për një projekt profesional, duke lënë pas të shkuarën e tyre personale.

Projekti i ri i dyshes do të jetë një xhirim për platformën MetDaan, një nga mediat më të njohura në vend.

Kjo bashkëpunim tregon se ata janë të gatshëm të lënë pas historinë e tyre personale për të punuar së bashku si profesionistë.

Pavarësisht se çfarë do të sjellë ky projekt, një gjë është e sigurt: Lumbardhi dhe Alba dinë si të tërheqin vëmendjen e publikut.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të prodhojnë së bashku dhe si do të reagojnë ndjekësit e tyre.

Me këtë rikthim të papritur në fokus, fansat e çiftit po presin me padurim për të zbuluar se çfarë do të ndodhë më tej.

A do të ketë një rikthim të mundshëm të ndjenjave mes tyre, apo do të mbetet gjithçka në kuadrin profesional? Koha do ta tregojë!

Nga Rubrika