Ish-banorja e “Big Brother”-it, Kader Kicaj, njihet si një nga femrat më të komentuar në mediat rozë.
Çfarë ndodh kur një person kalon 24 orë në një ambient të mbushur me kamera? Kader Kicaj, një nga figurat më të njohura të reality show-t, ndan me ne përvojën e saj të paharrueshme në “Big Brother”, duke e cilësuar atë si një eksperiencë transformuese.
“‘Big Brother’ më ka dhënë një eksperiencë shumë të mirë.
Është një gjë që nuk mundem me harru asnjëherë, se e kam shiju në maksimum”, tha Kaderi, duke theksuar se ndjenjat e saj për këtë program janë të forta dhe të sinqerta.
Ajo gjithashtu ka komentuar për mundësinë që në edicionin e ardhshëm të “Big Brother” të marrë pjesë një grua e mbuluar, duke shprehur mendimin e saj për këtë situatë delikate.
“Për Igballen nuk mundem me paragjyku, por nuk e di si mundet me funksionu në ambient ku vëzhgohesh nga kamera 24 orë, sidomos pjesa e tushit.
Por prapë se prapë nuk e paragjykoj.
Shpresoj që ‘Vëllai i Madh’ të ketë bërë diçka më speciale për ato të mbuluarat, ndonjë dhomë apo pjesë ku mund të pastrohen lirshëm e pa kamera”, u shpreh ajo, duke treguar ndjeshmërinë e saj për këtë çështje.
Pas daljes nga “Big Brother”, Kaderi ka përjetuar një periudhë të re, ku ka marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga publiku, gjë që e ka befasuar.
“Daljen pas ‘Bigut’ e kam përjetu tepër mirë.
Kam marrë shumë dashuri nga publiku, aq sa nuk e kam prit.
Kjo për shkak se publiku mësohet të kalojë 24/7 me ne gjatë qëndrimit në shtëpi dhe në njëfarë forme ambientohen me ne,” tha ajo, duke shpjeguar lidhjen e veçantë që krijohet mes banorëve dhe audiencës.
Kaderi gjithashtu ka theksuar se pjesëmarrja në këtë reality show e ka ndihmuar atë në karrierën e saj profesionale, duke i hapur dyer të reja dhe mundësi të shumta.
“Në vitin 2016 kam qenë e njohur në Prizren, por kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë për qëllimet e mia.
Akoma kam mbështetjen e publikut dhe falë tyre jam ku jam sot.
Kam oferta pune si në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe jashtë kufijve,” përfundoi ajo, duke shprehur mirënjohjen për mbështetje dhe mundësitë që i janë ofruar pas eksperiencës në “Big Brother”.


