Marrëdhënia mes Bleros dhe Eronitës ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes, edhe pse e mbajtur larg konfirmimeve zyrtare.
Dyshja ka zgjedhur privatësi maksimale, por detajet e vogla në rrjete sociale kanë lënë vazhdimisht të kuptohet se raporti i tyre është serioz dhe i konsoliduar.
Së fundmi, burime të sigurta për revistën “Bordo” bëjnë me dije se Eronita është shtatzënë. Lajmi, i mbajtur deri tani larg publikut, tregon se çifti po kalon një fazë shumë të rëndësishme të jetës së tyre dhe ka preferuar ta jetojë këtë moment në heshtje, pa ekspozim mediatik.
Dyshimet janë forcuar edhe më tej nga një postim i fundit i Eronitës në Instagram, ku ajo shfaq thonjtë e rinj, të kuruar me detaje elegante, shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Thonjtë e nuses janë gati”.
Ky mesazh ka ndezur menjëherë aludimet për një martesë të afërt, por edhe si një sinjal i qartë për shtatzëninë.
Këngëtari është tashmë baba i një vajze, Tara, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi. Pavarësisht ndarjes, Blero ka ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me vajzën e tij dhe është shprehur publikisht për rëndësinë e rolit të prindit në jetën e tij.
Deri në këto momente, as Blero dhe as Eronita nuk kanë reaguar për lajmin që po qarkullon, duke vijuar të mbajnë të njëjtën linjë privatësie që i ka karakterizuar që nga fillimi i lidhjes.
Megjithatë, sipas burimeve për “Bordo”, një kapitull i ri është duke u shkruar dhe konfirmimi zyrtar mund të mos jetë shumë larg.
