“E dyshuara mori peng gruan e axhës…” – flasin familjarët e së ndjerës

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në veturë

E dyshuara për vrasjen është Ardita Gashi, 30 vjeçare.

Për rastin kanë folur edhe fmailjarë të të ndjerës.

Sipas tyre, e dyshuara ka hyrë në shtëpinë e viktimës 73-vjeçare, ku dyshohet se e ka marrë atë peng.

Gjithmonë, sipas raportimit të EO, ku kanë folur familjarët në momentin kur 73-vjeçarja është mbajtur brenda në shtëpi, aty ka qenë edhe reja e saj bashkë me fëmijët, ndërsa, sipas familjarit, reja aktualisht ndodhet në gjendje shoku.

Prokuroria konfirmoi se nga ky konflikt mbetën të vdekur dy persona, ndërsa e dyshuara është në gjendje të rëndë./Insajderi

Nga Rubrika