Një debat i gjerë është zhvilluar ditët e sotme në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë bërë thirrje për bojkotimin e koncertit të Yll Limanit në Tiranë.
Reagimet kanë ardhur në kulmin e protestave të zhvilluara në kryeqytet, ndërsa një pjesë e përdoruesve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj disa figurave publike që, sipas tyre, nuk kanë mbajtur qëndrim për çështjet që po diskutohen gjerësisht në vend.
Në postimet që po qarkullojnë online, disa qytetarë shprehen se kanë vendosur të mos marrin pjesë në koncert, pavarësisht se kishin siguruar më herët biletat.
Debati është shoqëruar edhe me shpërndarjen e fotove të Yll Limanit nga aktivitete publike që lidhen me gjelbërimin e Tiranës.
Një nga postimet që është shpërndarë gjerësisht në Instagram rendit disa prej problematikave që kanë nxitur pakënaqësinë e qytetarëve.
Në mes tyre përmenden çështje të ndryshme që kanë dominuar lajmet në vitet e fundit, si hapësirat publike në Tiranë, siguria në shkolla, skandali i Onkologjikut, tenderët publikë dhe emigracioni, etj.
Megjithatë, deri tani Yll Limani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me thirrjet për bojkot apo komentet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
