E fundit: Zebërvoki jep dorëheqjen si polic, kjo është arsyeja

Marius Dervishi, i njohur si “Zebërvoki”, ka bërë një njoftim të papritur që trondit radhët e Policisë së Shtetit, duke vendosur të japë dorëheqjen nga detyra e tij. Ky vendim vjen në një kohë të tensionuar, kur klima ndaj uniformave blu është bërë gjithnjë e më e ashpër.

Me një postim në rrjetet sociale, Dervishi ka bërë të ditur se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje të hënën, duke i dhënë fund një karriere të gjatë si efektiv policie. Ky veprim i tij ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Në një story të tij në Instagram, ai ka shprehur shqetësimin e tij për atmosferën e krijuar ndaj policëve, duke theksuar se ata shpesh etiketohen padrejtësisht si kriminalë dhe dhunues. Dervishi e sheh këtë si një fushatë të padrejtë që ka ndikuar në imazhin e policisë.

Ai ka denoncuar mënyrën se si efektivët e policisë janë trajtuar në media dhe nga publiku, duke theksuar se kjo ka krijuar një ndjesi të thellë të padrejtësisë. Dervishi shprehet se është e vështirë të punosh në një ambient ku çdo veprim i policisë është nën dyshim.

Ky vendim vjen pas protestave të fundit pranë Parlamentit, ku përplasje të forta ndodhën mes protestuesve dhe forcave të rendit. Dervishi ndjen se situata ka arritur një pikë ku nuk mund të vazhdojë më.

Reagimi i plotë:

“Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

Policat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur. Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë. Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë: ‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart’”, shkruan ai.

Nga Rubrika