Web Analytics
E martë, 16 Dhjetor, 2025
-5.4 C
Pristina

E gjithë shtëpia rrëmujë, ‘hajnat u hyjnë në banesë’ Pranverës dhe Marjanit

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Pranvera dhe Marjani, ndajnë shumë nga përditshmëria e tyre në TikTok.

Një video e fundit e shpërndarë nga Pranvera ka tërhequr vëmendjen e madhe të ndjekësve.

Ditën e djeshme, Pranvera ka publikuar një video ku shkruan: “Na kan hi hajnat në banesë” (duke iu referuar sasisë së madhe të rrobave të shpërndara).

E gjitha, sigurisht, ishte një shaka, pasi Pranvera kishte hequr të gjitha rrobat nga dollapi për t’i riorganizuar.

Ajo tregoi se i kishte kërkuar Marjanit që të merrte djalin dhe të dilnin, në mënyrë që ajo të organizonte gjithë shtëpinë.

Videoja i apasionoi shumë ndjekësit, të cilët kur panë rrëmujën e madhe me rroba në sekondat e para, besuan me të vërtetë se “hajnat u kishin hyrë” në banesë.

Ndiqni videon! /Prive

Nga Rubrika