Web Analytics

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Botuar nga: InfoKosova

Një person zyrtar ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të pa njohur kanë dalë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:05, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati dhe Policia është në kërkim të tyre.

“Viktima mashkull kosovar person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të pa njohur kanë dalë nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor, kurse rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të FUNDIT