E ka tradhtuar Elijonën me një mashkull? Klodi thyen heshtjen pas aludimeve në rrjet

Pas disa ditësh spekulimesh dhe diskutimesh të nxehta në rrjet, Klodi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të sqarojë situatën me Elijonën.

Fillimisht, mungesa e daljeve të përbashkëta mes çiftit kishte ngritur dyshime për një krizë në marrëdhënien e tyre. Më pas, aludimet se Klodi e kishte tradhtuar Elijonën me një mashkull filluan të qarkullojnë me shpejtësi në internet.

Një ditë më parë, Elijona reagoi duke theksuar se ishte e angazhuar me familjen dhe kërkoi që emri i saj të mos përfshihej në spekulimet që po qarkullonin. Ajo theksoi se nuk duhej të krijoheshin teori pa bazë mbi jetën e saj personale.

Tani, Klodi ka dalë me një përgjigje në platformën X, ku ka pranuar se mes tyre ka pasur disa ditë distancë, por ka kundërshtuar interpretimet e situatës në rrjet. Ai ka kërkuar që komentet e urrejtjes të mos drejtohen ndaj Elijonës.

“Nuk kam folur sepse nuk e kam parë të nevojshme të arsyetohem për disa ditë distancë. Por, keni filluar të shprehni urrejtje që nuk ka vend, sidomos ndaj Elit.

Po merrni informacione jashtë kontekstit, pa ditur gjithçka për lidhjen tonë, dhe po krijoni teori që më vjen keq, sidomos kur na njihni si njerëz.”

Në reagimin e tij, Klodi nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e distancës mes tyre, as mbi pretendimet që kanë qarkulluar. Megjithatë, referimi i tij ndaj “lidhjes tonë” sugjeron se nuk po konfirmon një ndarje mes tyre.

Mesazhi i tij është i qartë: ai kërkon që Elijona të lihet jashtë komenteve dhe akuzave që kanë shoqëruar diskutimet e fundit në rrjet, duke theksuar se disa gjëra po kalojnë limitet e pranueshme.

Nga Rubrika