E kemi menduar më të re, e besoni se Jonida Vokshi mbushi 40 vite jetë sot?

Moderatorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, sot feston një jubile të veçantë, ditëlindjen e saj të 40-të.

Me fillimin e ditës, festimet për këtë përvjetor kanë nisur me shumë humor dhe urime të ngrohta nga miqtë e saj, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme që e shoqëron këtë moment të rëndësishëm.

Në llogarinë e saj në Instagram, Jonida ka ndarë një moment komik nga festimet, ku nëna e saj e surprizon me një tortë. Por, qirinjtë që ishin vendosur në tortë tregonin numrin “20”, duke shkaktuar të qeshura të shumta.

“Ma solli mami dhe më tha, jo se mendoj që ngjan si 20, po nuk kishte nr. 4 aty ku mora tortën! Perlë! Kështu nisi 40-vjetori im,” ka thënë moderatorja, duke treguar se si e ka pritur këtë situatë me humor të madh.

Me kalimin e orëve, urimet nga miqtë dhe kolegët e saj kanë filluar të mbërrijnë. Një nga të parët që e ka uruar publikisht ishte bashkë-moderatori i saj në BBVK, Alaudin Hamiti, i cili ka ndarë një foto të tyre së bashku.

“Gëzuar Jonida. Paç veç gëzime ashtu siç je dhe vetë,” ka shkruar Alaudini, duke shoqëruar urimin me një foto ku të dy shfaqen të lumtur dhe elegantë.

Për ta bërë urimin më të veçantë, ai ka shtuar një ngacmim miqësor: “Dirty 40s are crazyyy”, duke i dhënë një prekje të veçantë festimeve të saj.

Edhe pse feston 40-vjetorin, Jonida vazhdon të rrezatojë energji dhe freski, duke dëshmuar se mosha është thjesht një numër. Ajo mbetet një figurë e dashur për publikun, duke sjellë gjithmonë buzëqeshje dhe pozitivitet në ekran!

Nga Rubrika