Lidhur me rrëfimin që bëri Sasa në BBVK për sëmundjen e saj, Antigona Kotorri në “Ëeekend” në Klan Kosova ka treguar prapaskenat e operimit të saj.
Kotorri tha se Sasa kishte filluar të punonte me të si e re, dhe ishte pjesë e asaj historie gjithë kohës, duke i ndihmuar t’i menaxhojë emocionet.
Ndër tjerash, ajo ka zbuluar edhe detaje nga koha kur Sasa ishte bërë operacion nga tumori i enëve të gjakut.
“Sasa ka fillu me punu me mu kur ka qenë shumë e re, masandej kam qenë pjesë e qasaj historie tanë kohën, duke i ndihmu që t’i menaxhojë emocionet e saj.
“Kur është sëmurë ka qënë ramazan, ishte agjërueshm, unë i kam thënë që nuk guxon me agjëru me atë gjendje.
Ai është tumor i enëve të gjakut, që i rriten në mënyrë të pakontrollume.
Ata u ajshin kohë pas kohë dhe e humbte fuqinë.
Ne kur e kemi përcjell në Beograd, e kemi përcjell për me vdekë, askush nuk e ka menduar se do ta fitojë këtë betejë.
Emocionet janë njësoj të gjalla, e kam shumë të vështirë mos me qajtë”, tha Kotorri.
Ajo bëri të ditur se derisa nuk e kanë çuar në Beograd, i kanë dhënë 30 litra gjak, që siç thotë ajo, janë derdhur në abdomenin e saj.