E diel, 11 Maj, 2025
20 C
Pristina

E pabesueshme: Kalon nëpër reketin e tenisit [Video]

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Roger Federer dhe Andy Murray kanë aftësi të mëdha dhe e zotërojnë mirë reketin gjatë lojës së tenisit.

Mirëpo, një ekspert kinez i arteve marciale, ka një aftësi tjetër, që e bën me anë të këtij mjeti që shfrytëzohet për goditjen e topit.

I veshur me kostume tradicionale të zeza, ky njeri i njohur vetëm si Wanglei, e kalon tërë trupin nëpër hapësirën e zbrazët të reketit.

Në videon e publikuar, djaloshi nga Kina fillimisht demonstron disa lëvizje ‘kong-fu’, e më pas e rrotullon dorën.

Pastaj, ai shihet duke kaluar në të njëjtën kohë shpinën dhe këmbët, nëpër hapësirën që është e gjerë vetëm 31 centimetra.

Shiko Videon:

PROMO

Nga Rubrika