Web Analytics
E hënë, 12 Janar, 2026
-7 C
Pristina

E pabesueshme: Vetëm disa orë pas sehireve të Bias, Alba në gjendje të rëndë

Rrjetet sociale, janë përfshirë nga teori të shumta konspirative që kanë në qendër banoren Bian, duke ngritur dyshime dhe debate të forta mes ndjekësve të formatit.

Pamje të shkëputura nga videot brenda shtëpisë janë “qepur” nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe janë interpretuar si veprime që lidhen me rituale të magjisë së zezë.

Këto teori kanë nxitur një valë reagimesh, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për të gjithë ata që ndjekin ngjarjet e përditshme të këtij formati.

Momenti që ka shkaktuar më shumë zhurmë lidhet me kukullën e njohur të trendit, “Labubu”. Në një video virale, Bia shfaqet duke mbajtur kukullën në dorë dhe duke e shpuar atë me një gjilpërë. Kjo skenë ka bërë që shumë ndjekës të spekulojnë mbi qëllimin e saj, duke e lidhur atë me rituale të errëta.

Sipas komentuesve, ajo përmend emrin e Albës gjatë këtij veprimi, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Kjo ka bërë që shumë njerëz të besojnë se Bia po përpiqet të dëmtojë shëndetin e Albës përmes magjisë, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

Pamjet vijojnë më pas në dhomën e gjumit, ku Bia shihet pranë krevatit ku flinin vajzat, duke futur diçka në dyshek, ndërsa më pas mbush gojën me ujë dhe hedh një varëse anash krevatit. Kjo skenë ka ngjallur frikë dhe shqetësim te ndjekësit, të cilët e shohin si një veprim të dyshimtë.

Për një pjesë të madhe të ndjekësve, kjo skenë ngjan me ritualet e vjetra “Voodoo”, duke ndezur komente alarmuese dhe reagime të ashpra në rrjet. Shumë njerëz janë të shqetësuar për shëndetin e Albës dhe për ndikimin që këto veprime mund të kenë mbi të.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme pas publikimit të një videoje tjetër, ku shfaqet Alba në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo dëgjohet duke thënë se gjërat po i rrëshqasin nga duart, se po i bien dhe po i thyen pa e kuptuar pse, duke shtuar se ndoshta “dikush më ka marrë mësysh”.

Këto fjalë kanë qenë për komentuesit, të cilët i kanë lidhur menjëherë me pamjet e mëparshme të Bias. Çfarë do të ndodhë më tej? A është kjo një histori e vërtetë apo thjesht një spekulim i pabazuar? Ndjekësit presin me padurim zhvillimet e ardhshme.

Nga Rubrika