Spektakli Ferma VIP po vazhdon të prodhojë momente që po komentohen gjerësisht në publik.
Ditën e sotme, një detaj i veçantë ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit: Adioni, një nga fermerët më të komentuar të këtij edicioni, ka dërguar përshëndetje për këngëtaren Diona Fona.
Ky veprim ka shtuar edhe më shumë dyshimet dhe aludimet që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, se ai mund të ketë pasur një lidhje me Dionën.
“Edhe Dionen e përshëndes se është ma e mira në botë”, dëgjohet teksa thot Adioni, shkruan InfoKosova.
Përshëndetja e tij publike ndaj saj është parë nga shumë ndjekës si një “sinjal” që lidh historinë e tyre me zhvillimet aktuale në spektakël.
Në të njëjtën kohë, Adioni nuk i ka kursyer as komentet me nota xhelozie, teksa ka reaguar për një moment tjetër që bëri bujë: këngëtarja Dafina Zeqiri i dërgoi një dron banores Moza Ahmeti, gjë që duket se nuk i ka pëlqyer aspak atij.
Reagimi i tij, i shoqëruar me përshëndetjet për emra të njohur të skenës muzikore, ka ndezur edhe më shumë rrjetin, duke i dhënë hov diskutimeve mbi raportet e tij jashtë fermës.
Megjithatë, deri në një konfirmim zyrtar nga palët e përfshira, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve që po mbajnë publikun të gozhduar pas çdo detaji të ri./InfoKosova/
Shiko videon: