Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri njihet për stilin e saj unik dhe surprizat e njëpasnjëshme, por këtë herë ka bërë diçka krejtësisht të papritur që nuk e kemi parë kurrë më parë prej saj.
Përmes një postimi të fundit në Tik Tok, artistja ka habitur ndjekësit teksa është shfaqur duke u futur me veturë brenda hapësirave të Kalasë historike të Gjirokastrës.
Në pamjet e ndara me fansat, shihet vetura e saj luksoze që lëviz në ambientet e brendshme të këtij monumenti të rëndësishëm, një skenë kjo mjaft e pazakontë që menjëherë ka ngritur pikëpyetje tek publiku.
Për publikun e gjerë dhe turistët, futja e automjeteve brenda Kalasë së Gjirokastrës është rreptësisht e ndaluar, pasi si një pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, ajo është një zonë ekskluzivisht këmbësore për të ruajtur strukturën dhe kalldrëmin antik nga dëmtimet.
Megjithatë, autoritetet lokale dhe Ministria e Kulturës lëshojnë autorizime të veçanta dhe leje speciale për raste specifike, siç janë xhirimet e filmave apo videoklipeve muzikore, si dhe për transportin e logjistikës gjatë festivaleve.
Nisur nga kjo, është më se e qartë se Dafina ka marrë një leje të posaçme nga institucionet përkatëse, çka shton dyshimet se artistja ka zgjedhur pikërisht ambientet magjepsëse të qytetit të gurtë për të xhiruar projektin e saj të radhës muzikor.
Se çfarë po përgatit saktësisht këngëtarja mbetet ta zbulojmë në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: ajo di gjithmonë si të krijojë zhurmë dhe të zgjojë kuriozitetin e madh të publikut ende pa e lançuar këngën e re. /Prive By Liberta Spahiu