E papritur/ Vetëm pak orë pas eliminimit, Adioni i bën thirrje publike Arbanës & Eduartit: “Më riktheni në Fermë”

Largimi i Adionit nga “Ferma VIP”, i cili erdhi si pasojë e votave të publikut pas një nominimi të fortë, duket se nuk e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij me këtë format televiziv.

Vetëm pak orë pas largimit të tij nga gara dhe situatave të tensionuara që pasuan në studio mes partneres së tij Olës dhe moderatores, ish-konkurrenti ka ndërmarrë një fushatë virtuale me synim rikthimin në shtëpi.

Përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ai ka dhënë një mesazh të qartë për drejtuesit e produksionit, duke rishpërndarë postime dhe kërkesa të shumta nga faqet e mbështetësve të tij.

Siç shihet në imazhet e publikuara në Instastory, ai ka ndarë disa postime nga faqja e fansave ku shkruhet me gërma kapitale: “DUAM ADIONIN PËRSËRI NË FERMË”, shoqëruar me hashtagun #RiktheniAdin, ndërsa është etiketuar Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.

Kjo lëvizje tregon dëshirën e tij të hapur për të rifutur veten në garë përkrah Olës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky presion virtual do të merret në konsideratë nga stafi realizues i programit.

Nga Rubrika