Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi Mihaj, është përballur sërish me probleme në rrjetet sociale.
Llogaria e tij në Instagram rezulton aktualisht e paarritshme, ndërsa në profil shfaqet njoftimi “User not found”. Sipas informacioneve që po qarkullojnë, profili i Klodit dyshohet se është sulmuar dhe më pas është mbyllur.
Kjo nuk është hera e parë që Mihaj has probleme të tilla. Edhe më herët, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ai është përballur me shqetësime lidhur me llogarinë e tij në Instagram.
Për momentin nuk dihet nëse Klodi do të arrijë ta rikuperojë profilin, ndërsa nga ana e tij ende nuk ka një sqarim të plotë publik për atë që ka ndodhur.
