Web Analytics
E premte, 21 Qershor, 2024
21.2 C
Pristina

E rëndë: E rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë

Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Korricë e Epërme, ku një vajzë u godit nga një veturë.

Rastit dyshohet se i parapriu një rast i dhunës, ku është përfshirë edhe një person tjetër.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, viktima është një 21-vjeçare, e cila kishte qëndruar me një person në një motel, ku kanë pasur një konflikt verbal mes vete.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari 26-vjeçar pas sherrit ka eskaluar dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës, duke e goditur me shuplaka.

Situata mes tyre u tensionua dhe viktima në një moment ka ikur nga moteli dhe ka dalë në rrugë në mes të natës, ku edhe e pësoi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Gazetën Sinjali se duke tentuar që të ikë, viktimën e ka goditur një veturë.

Për pasojë 21-vjeçarja është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Personi me të cilin ishte në motel është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa lidhur me aksidentin është proceduar rasti i veçantë./Sinjali/

Nga rubrika