Një situatë e papritur dhe e diskutueshme ka ndodhur brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, duke vendosur balerinin e njohur Ilir Shaqirin në qendër të një vale kritikash nga ndjekësit e rrjeteve sociale.
Gjatë një momenti kur ai po kujdesej për një poni, në një situatë ku arsyeja mbetet e pakuptueshme, Iliri është parë duke goditur kafshën lehtë me dorë.
Ndonëse në dukje goditja nuk u shfaq si një veprim agresiv apo serioz, ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga shikuesit e vëmendshëm.
Pamjet, të cilat u kthyen me shpejtësi në virale, nxitën mjaft kritika në rrjetet sociale.
Një pjesë e madhe e komenteve dënojnë çdo formë të goditjes apo keqtrajtimit të kafshëve, madje edhe kur ato duken si veprime të parëndësishme apo “të lehta”.
Ndjekësit po kërkojnë me këmbëngulje nga produksioni dhe banorët më shumë kujdes me sjelljen ndaj kafshëve brenda fermës.
Sjellja ndaj kafshëve është një temë shumë e ndjeshme për publikun dhe reagimi i shpejtë i rrjetit dëshmon se çdo tejkalim i normave, madje edhe pa qëllim të keq, do të marrë vëmendjen dhe dënimin e tyre.