Web Analytics
E hënë, 13 Tetor, 2025
10.3 C
Pristina

E shiti votën për dhjetë euro, arrestohet burri nga ky qytet

Një rast i pazakontë është shënuar dje në komunën e Istogut, ku një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimin për marrje ryshfeti në këmbim të votës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte pranuar 10 euro për të votuar një person të caktuar.

“Dhënie ose marrje e ryshfetit lidhur me votime. Istog / 12.10.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marrë 10 euro që të votojë personin e caktuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

PROMO

Nga Rubrika