Një konflikt i vjetër mes dy burrave shpërtheu gjatë një mbledhjeje familjare, duke e ndarë familjen në dy kampe.
Historia e publikuar fillimisht në Reddit tregon për një burrë që kishte ëndërruar prej vitesh të hynte në ushtri, por ishte refuzuar dy herë pasi nuk plotësonte kërkesat e nevojshme. Sipas motrës së tij, pas kësaj ai zhvilloi një qëndrim negativ ndaj njerëzve që kishin shërbyer.
Bashkëshorti i motrës, ndërkohë, kishte shërbyer për vite në ushtri por ishte larguar pasi kishte pësuar një dëmtim.
Gjatë një BBQ-je familjare u diskutua pikërisht dëmtimi i tij. Vëllai bëri një koment duke sugjeruar se disa njerëz “nuk janë për atë lloj pune”.
Veterani iu përgjigj duke ia kujtuar se, ndryshe nga ai, të paktën kishte arritur ta merrte mundësinë për të shërbyer.
Nëna e familjes më pas kërkoi që veterani të kërkonte falje, duke argumentuar se refuzimi nga ushtria ishte temë shumë e ndjeshme për djalin e saj.
Gruaja nuk pranoi: sipas saj, vëllai kishte bërë vazhdimisht komente për dëmtimin e bashkëshortit dhe këtë herë ai thjesht iu përgjigj./TwistedSifter/