Egli Tako ka rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj më të fundit nga pushimet.
E veshur me bikini dhe e pozicionuar në mes të detit, bukuroshja shqiptare është shfaqur në super formë, duke ekspozuar linjat e saj trupore, shkruan InfoKosova.
Fotot dhe videot e publikuara kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet.
Me poza plot vetëbesim dhe energji verore, Egli ka dëshmuar edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale.
Pamjet e saj kanë bërë xhiron e internetit, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit.
Ndërkohë, Egli vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria dhe projektet e saj, duke mbetur një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar./InfoKosova/
View this post on Instagram

