Edhe pse nënë, Argjentina Ramosaj mahnit me linjat trupore perfekte

Argjentina Ramosaj ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara nga pushimet verore. Artistja është shfaqur me bikini, duke vënë në pah fizikun e saj në super formë.

Edhe pse prej kohësh është distancuar nga skena muzikore, Argjentina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndiqet nga mijëra fansa besnikë.

Pozat e saj verore kanë marrë menjëherë vëmendjen, ndërsa shumë kanë vlerësuar elegancën dhe linjat trupore që artistja vazhdon t’i ruajë në mënyrë mbresëlënëse.

Me paraqitjen e saj natyrale dhe plot stil, Argjentina dëshmon edhe një herë se mbetet një nga emrat më të pëlqyer të showbizit shqiptar, pavarësisht mungesës së saj në muzikë.

Nga Rubrika