Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Edi Kuçi, ka bërë bujë në rrjetet sociale me një postim intriguese në Instagram, duke ngjallur kureshtjen e ndjekësve të tij.
Fotografia e publikuar në Instastory tregon Ediun krah një vajze misterioze, e cila mbetet pa identitet, duke i lënë fansat të spekulojnë për të.
Mbishkrimi i tij me humor, “Është AI”, ka shtuar edhe më shumë mister rreth kësaj fotografie, duke e bërë atë një temë të nxehtë diskutimi mes ndjekësve.
Megjithëse mbishkrimi duket si një shaka, detajet e fotos sugjerojnë se ky moment është i vërtetë dhe jo një thjesht një ngacmim.
Pas përfundimit të aventurës së tij në BBVK, ku Edi filloi një lidhje me Dolcen, e cila përfundoi shpejt, ai nuk ka komentuar për ndonjë marrëdhënie të re dashurie.
Kjo foto e fundit ka nxitur spekulime se ai mund të ketë filluar një histori të re dashurie, por mbetet për t’u parë nëse është diçka reale apo thjesht një lojë në rrjetet sociale.
Fansat janë të etur për të mësuar më shumë rreth kësaj vajze misterioze dhe çfarë mund të sjellë e ardhmja për Ediun.
