Edon Zhegrova dhe partnerja e tij, Elsa, po kalojnë një nga periudhat më të ëmbla të jetës së tyre.
Së fundmi, në shtëpinë e futbollistit të njohur ka pasur një arsye më shumë për të festuar: vogëlushi i tyre është bërë synet.
Edhe pse çifti zgjedh ta ruajë me shumë kujdes jetën private larg vëmendjes së medias, gëzimin e kësaj dite të veçantë e ka zbuluar nëna e Edonit, Sanija.
Përmes disa imazheve të ngrohta në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit këndet e dekoruara me shumë shije, ku bien në sy detajet me lule, drita e tullumbace me mbishkrimin “Mirë se erdhët në synetijën e Marsit”, si dhe një tortë me urimin e ëmbël “Urime Synetia – Marsi”.
Edoni dhe Elsa u bënë prindër për herë të parë në muajin mars të këtij viti, muaj që frymëzoi edhe emrin aq të veçantë të djalit të tyre, Marsit. /Prive By Liberta Spahiu
