Edon Zhegrova “çmend” fansat, prezanton superveturën që kushton sa një vilë luksoze

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me blerjen e tij më të fundit luksoze.

Futbollisti i njohur, i cili po kalon një periudhë të suksesshme në karrierën e tij, ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë duke shtuar në garazhin e tij një nga veturat më të kërkuara të momentit.

Bëhet fjalë për modelin luksoz Lamborghini Urus SE, një super-SUV që kombinon performancën sportive me luksin dhe teknologjinë e avancuar.

Vetë Zhegrova ka ndarë disa fotografi pranë automjetit të ri në llogarinë e tij në Instagram, ku publikimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe reagime nga fansat.

Makina e re e futbollistit konsiderohet ndër modelet më ekskluzive në treg, duke ofruar performancë të jashtëzakonshme dhe një dizajn që nuk kalon pa u vënë re.

Ndjekësit e tij kanë mbushur seksionin e komenteve me urime dhe komplimente, ndërsa postimi është bërë viral në pak orë.

Me sukseset që po arrin në futbollin evropian, Zhegrova vazhdon të jetë një nga sportistët shqiptarë më të komentuar dhe më të ndjekur nga publiku.

Nga Rubrika