Ish-finlalistja e BB VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.
Ajo është pyetur se si është tani raporti i saj me Kiarën e Luizin pas përfundimit të formatit.
Efi është shprehur se çifti kanë angazhime dhe është e gatshme t’iu japë gjithë kohën e botës nëse ata e kanë të nevojshme që të reflektojnë dhe më pas të flasin.
“Nëse Luizi është i zënë me angazhime të ndryshme, madje e kemi parë edhe në ture jashtë Shqipërisë.
Kiara nuk është edhe aq e zënë.
A je takuar me të?”, i është drejtuar moderatorja Erjona Rusi, Efit.
“Jo, me Kiarën nuk jam takuar.
Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan.
Është diçka që nuk më shqetëson.
E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara.
Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës”, u përgjigj në anën tjetër Dhedhes.
