Web Analytics
E hënë, 3 Nëntor, 2025
19.5 C
Pristina

Egla Ceno: A po përgatitet rikthimi në Big Brother VIP 5?

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka shkaktuar një valë spekulimesh në rrjetet sociale me një përgjigje intriguese në “Instagram”.

Një ndjekës e pyeti se kur do ta shohim sërish në ekran, duke sugjeruar mundësinë e rikthimit të saj si opinioniste në edicionin e ri të BBVA.

Egla, me humorin e saj karakteristik, iu përgjigj me një koment misterioz:

“Mbase. Ose mbase po bëj valixhen për të rihyrë, gjithmonë gati për ndonjë debat të mirë. Pupupupu.”

Kjo përgjigje ka ndezur imagjinatën e fansave, duke i lënë ata të spekulojnë për rikthimin e saj në reality show.

Pas fitores së saj, Egla është bërë një figurë e njohur dhe e diskutuar për karakterin e saj të fortë dhe debatet e nxehta që zhvilloi brenda shtëpisë.

Një rikthim i mundshëm i saj do të ishte një ngjarje e shumëpritur nga fansat, të cilët tashmë po presin me padurim për të parë nëse ajo do të kthehet.

Megjithatë, rikthimi i Egla-s në “Big Brother VIP Albania 5” nuk është vetëm një çështje emocionuese për fansat.

Ajo ka kaluar për një periudhë të vështirë pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, e cila e shpalli atë fajtore për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra.

Gjatë pjesëmarrjes në reality show, Egla kishte bërë akuza të rënda, duke thënë se ishte ngacmuar seksualisht nga Kodra.

Kjo deklaratë kishte sjellë një padi nga moderatorin për mbrojtjen e reputacionit të tij, duke e çuar rastin në gjykatë.

Vendimi i gjykatës parashikon që Egla të publikojë një përgënjeshtrim në një media kombëtare, si formë dënimi për deklaratat e saj.

Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi mundësinë e rikthimit të saj në ekran, duke e bërë atë një temë të diskutueshme.

Fansat e saj janë të ndarë në mendimet e tyre: disa e përkrahim rikthimin e saj, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për pasojat e mundshme që mund të sjellë kjo situatë.

A do të arrijë Egla të rikthehet në “Big Brother VIP” dhe të vazhdojë karrierën e saj në ekran?

Me një histori të tillë pas vetes, rikthimi i Egla Ceno në “Big Brother VIP Albania 5” do të ishte një nga ngjarjet më të ndjekura dhe të diskutueshme të këtij edicioni.

Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ajo do të jetë në gjendje të kalojë përmes sfidave dhe të rikthehet në skenë, duke sjellë sërish energjinë e saj unike.

Nga Rubrika