Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.
Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.
Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.
Pjesë nga intervista:
Ditët e fundit është vënë re se disa personazhe të njohur kanë postuar profilin e Eglit ku numri i ndjekësve po bie. Disa thonë që kanë qenë ndjekës të blerë, të cilët në një moment të caktuar ikin nga “Instagram”-i. Të tjerë thonë që ka një lloj pakënaqësie nga ndjekësit e saj, të cilët po e heqin vetë. Si është?
Kjo gjë nuk është se prehet , edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.
Që të jemi korrekt me Eglin dhe me ata që na ndjekin, këtë nuk do të thotë që e bën vetë Egli, mund të jetë edhe ndonjë fans që ia blen?
Mund të jetë edhe ndonjë keqbërës që do t’i prishi intereagimin e saj në rrjetet sociale.
Mund të t’a bëjnë edhe për të dëmtuar?
Pikërisht. Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.
Pastaj ka rënë deri në 323 mijë ndjekës?
Po, ky është fundi
Çfarë do të thotë? Kanë ikur ata që janë blerë apo do vazhdojë të bie?
Me shumë mundësi kjo do të shkojë te 280 mijë ndjekës me kalimin e kohës.